• contactqips@gmail.com
Nuk je vetëm

Linja e Jetës

“Linja e Jetës” është qendër telefonike për parandalim të vetëvrasjes e cila ofron shërbim telefonik konfidencial dhe pa pagesë për të gjithë personat me mendime për vetëvrasje çdo ditë nga ora 14:00 e mëngjesit deri në orën 02:00 pas mesnatës. Gjatë këtij orari thirrjet pranohen dhe menaxhohen nga vullnetarët tanë të cilët janë të trajnuar specifikisht për punën në linjë.

Nëse ju jeni duke kaluar në periudha të vështira emocionale apo keni mendime për vetëvrasje, telefononi në Linjën e Jetës, pa pagesë, në numrin 0800 12345, çdo ditë nga ora 14:00 e mëngjesit deri në orën 02:00 pas mesnatës.

Aktualisht, “Linja e Jetës” është funksioanle në saje të më shumë se 40 vullnetarëve të cilët në baza plotësisht vullnetare kanë shprehur gatishmërinë e tyre për të demonstruar prezencë të pakusht për secilin telefonues në nevojë.

Gjatë thirrjeve, vullnetarët fokusohen në de-eskalim dhe në ofrim të mbështetjes emocionale në mënyrë që të mund t’i ofrojnë secilit telefonues një ndihmë afatshkurtë, ndihmë kjo e cila do t’ua mundësonte atyre që të mund ta vlerësojnë situatën në të cilën gjenden në një mënyrë më racionale. Përveç kësaj, në përfundim të thirrjes, vullnetarët referojnë thirrësit te psikoterapeutë dhe psikiatër të besueshëm në mënyrë që ata të marrin ndihmë afatgjatë.