Rreth Nesh

Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS) është organizatë joqeveritare e cila ka për qëllim përmirësimin e kushteve aktuale të mjedisit psiko-social në vend. Aktivitetet e organizatës sonë janë kryesisht të orientuara në ngritjen e nivelit të qasshmërisë, cilësisë dhe prezencës së shërbimeve të shëndetit mendor në shtetin e Kosovës.

Misioni ynë

Ne jemi vazhdimisht të përkushtuar në formulimin dhe realizimin e intervenimeve të cilat na mundësojnë ta ndërtojmë një mjedis të sigurt shoqëror, ku secili person që ka nevojë për ndihmë, do të ndihet i inkurajuar dhe i gatshëm për ta kërkuar atë dhe njëkohësisht ta marrë ndihmën e kërkuar.

Vizioni ynë

Një shoqëri e populluar me individë të informuar rreth rëndësisë së shëndetit mendor, mënyrave të kujdesit për shëndetin e tyre mendor, vendeve se ku ata mund të drejtohen për të kërkuar ndihmë dhe me individë të frymëzuar të kontribuojnë në pasurimin e këtij vizioni.

Projektet Tona

Linja e Jetës 

“Linja e Jetës” është qendër telefonike për parandalim të vetëvrasjes. Çdo ditë, nga ora 14:00 e mëngjesit deri në orën 02:00 pas mesnatës, në saje të përkushtimit të më shumë se 40 vullnetarëve, ne jemi të hapur për të pranuar thirrje nga të gjithë personat me mendime për vetëvrasje të cilët kanë nevojë të flasin më shumë rreth gjërave që janë duke i munduar.

Java e Shëndetit Mendor: Java e Terapisë së Artit

Java e shëndetit mendor ka për qëllim normalizimin e terapisë, përktatësisht normalizmin e verbalizimit të mendimeve dhe ndjenjave tona. Qendra për Informim dhe Përmirësim Social (QIPS), në kuadër të Javës së Terapisë së Artit ka për qëllim që përmes aktiviteteve të ndryshme t’i promovojë benefitet e terapisë së artit si një qasje psiko-terapeutike tejet efektive në trajtimin e problemeve të shëndetit mendor dhe në ruajtjen e mirëqenies sonë psikologjike.

Panairi i Vullnetarëve të Shëndetit Mendor

Panairi i Vullnetarëve të Shëndetit Mendor ka për qëllim promovimin e rëndësisë së vullnetarizmit në përmirësimin e klimës psiko-sociale në vend. Përgjatë këtij panairi të gjitha organizatat dhe të gjitha nismat e tjera të interesuara për pjesëmarrje e kenë mundësinë ta shpalosin programin e tyre për të gjithë të ata të cilët duan që në mënyrë vullnetare të jenë pjesë e ndryshimit në shoqërinë kosovare.

4 k
Total Donations
5
Campaigns Closed
79
Happy People
29 +
Our Volunteers

EKIPI YNË

Bind Skeja

Drejtor Ekzekutiv ㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤ

Fjolla Muçaj

Asistente e Programitㅤㅤㅤ

Yllza Nikqi

Koordinatore e Linjës së Jetës

Uk Salihu

Koordinator i Javës së Terapisë së Artit

Besëarta Spanca

Zyrtare e Financaveㅤㅤㅤㅤ

Qendresa Hyseni

Trajnereㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤ

Era Isufi

Trajnereㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤ

Nora Konjuhi

Mbikëqyrëseㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤ

Gyltene Retkoceri

Mbikëqyrëseㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤ

Rron Lecaj

Mbikëqyrësㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤ

Florentina Krasniqi

Mbikëqyrëseㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤ

Cookie

Zyrtare për Pozitivitetㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤㅤ